PERSONELI
.Me rastin e punësimit të stafit Shkolla do t'i shmanget çdo forme të diskriminimit në bazë të përkatësisë nacionale, etnike, racore, fetare, si dhe në bazë të origjinës sociale, bindjes politike, gjinisë, statusit familjar, etj.
Punësimi i stafit do të formalizohet përmes një kontrate të punës në mes të KEC dhe punëtorit. Kontrata mund të lidhet dhe të mbahet vetëm me vullnetin e dyanshëm të të dyja palëve dhe mund të shkëputet në çdo kohë nga secila palë kontraktuese, e në pajtim me Ligjin. Të drejtat dhe obligimet e përgjithshme të personelit rregullohen më përafërsisht me Rregulloren e punës. Shkolla do të punësojë mësimdhënës të kualifikuar, të cilët tregojnë prirje të veçantë për zbatimin e risive në procesin mësimor. Për mësimdhënësit do të përgatitet një program i zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe do të u ofrohet asistencë e vazhdueshme teknike në fushën e didaktikës, vlerësimit, planifikimit të aktiviteteve kurrikulare dhe ekstrakurrikulare, etj.
Detyrat e mësimdhënësit:
• Të organizojë procesin mësimor në klasë sipas planprogramit dhe udhëzimeve pedagogjike,
• Të përgatisë plane për mësimëdhënie, duke marrë parasysh nevojën që mësimëdhënia duhet t’i adaptohet aftësive dhe mundësive të nxënësit individual;
• Të jetë i informuar për repertoarin e plotë të llojeve të mësimëdhënies dhe të dijë cilat i përshtaten më së miri klasës në çdo kohë;
• Të organizojë resurset klasore në mënyrë efektive;
• Të planifikojë, dhe të monitorojë sjelljen dhe mësimin e çdo nxënësi individual;
• Të mbajë nivele të larta të sjelljes dhe disiplinës, pa përdorur ndëshkimin fizik apo forma të tjera të ndëshkimeve poshtëruese;
• Të vlerësojë dhe të regjistrojë progresin individual të çdo nxënësi;
• Të ngrisë kuriozitetin tek nxënësit dhe t’i kurajojë ata që të bëhen studiues të pavarur;
• Të vetëpërsoset-vetëkualifikohet në të gjitha format e parashikuara me ligj,
Për personelin e Shkollës do të zbatohen në mënyrë të përshtatshme dispozitat e Kodit të Mirësjelljes të përcaktuar me Udhëzimin Administrativ të Departamentit të Arsimit dhe Shkencës nr. 23/2001 të dt. 6 shtator 2001, si dhe dispozitat e çdo akti juridik të institucioneve të Kosovës që mund ta zëvendësojë ose plotësojë këtë Udhëzim në të ardhmen.
NXËNËSIT
Shkolla do të sigurojë respektimin e të gjitha të drejtave të nxënësit, në veçanti:
• zhvillimin e talentit të tyre personal dhe aftësive mendore dhe fizike për të përmbushur potencialin e tye të plotë,
• mësimëdhënie sipas aftësive dhe prirjeve të tyre individuale,
• shkollim që siguron dhe përmirëson gjendjen e tyre mentale,
• mbrojtje të plotë nga dëmtimet apo fyerjet, dënimit trupor apo çfarëdo forme tjetër të dënimeve poshtëruese,
• mbrojtje nga diskriminimi i çfarëdo forme tjetër.
Drejtori i shkollës, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit ndajnë përgjegjësinë për zhvillimin e personalitetit të nxënësit, talenteve, aftësive mendore dhe fizike deri në potencialin e tyre të plotë; zhvillimin e respektit te lirive njerëzore dhe fundamentale; respektimin e kulturës dhe vlerave të tyre dhe të të tjerëve; dhe përgatitjen e nxënësve për një jetë të përgjegjëshme në një shoqëri të lirë.
Sjellja e keqe “e vogël” mund të korrigjohet nga mësuesi në klasë, por një numër i vogël i nxënësve nuk do të lejohet që të shqetësojë shkollimin e shumicës. Mësuesit janë të obliguar të vendosin disiplinën në klasë bazuar në parimet e drejtësisë për të gjithë nxënësit duke ruajtur distancën e domosdoshme me ta. Në shkollë do të mbikëqyret sjellja e çdo nxënësi individualisht. Kjo do të përfshijë bisedimet me prindërit e tyre dhe drejtimin e nxënësit tek psikologu, punëtori social ose shëndetësor.
Rregullat e rendit shtëpiak për nxënës janë:
• Nuk lejohet kurrfarë mosrespektimi, poshtërimi, kërcënimi, akt i dhunës apo vandalizëm,
• Nxënësit duhet të bëjnë të mundur një atmosferë të përgjithshme të rregullit dhe qetësisë në ambientin e shkollës dhe, me sjelljen e tyre, t'i kontribuojnë krijimit të një atmosfere produktive të punës,
• Nxënësit duhet ta respektojnë orarin e punës në shkollë. Prindërit duhet ta informojnë shkollën nëse nxënësi do të vonohet apo do të mungojë për ndonjë arsye;
• Nxënësit duhet të vinë në klasë të përgatitur, dhe t'i kenë përfunduar detyrat e shtëpisë, projektet apo çfarëdo pune tjetër që kërkohet;
• Nxënësve nuk u lejohet që të sjellin armë apo materiale tjera të rrezikshme në shkollë, duke pëfshirë alkoholin, narkotikët dhe duhanin.
• Nxënësit nuk duhet të largohen nga objekti i shkollës gjatë orëve të mësimit pa mbikëqyrjen e mësuesit, drejtorit apo ndonjë anëtari më të moshuar të personelit.
• Nxënësit duhet të jenë të vëmendshëm në klasë. Diskutimet në klasë duhet të jenë nën kontrollin e mësuesit.10
• Konsumimi i ushqimit dhe pijeve është i ndaluar në klasë, përveç rasteve të caktuara me orar gjatë pushimeve të planifikuara.
Masat disiplinore
Për mosrespektimin e rregullave nga neni 4.5 mund të ndërmerren masa disiplinore ndaj nxënësit.
Procedurën disiplinore ndaj nxënësit e inicion drejtori.
Me fillimin e procedurës disiplinore do të mbahet një bisedë në mes të drejtorit dhe nxënësit ndaj të cilit është iniciuar procedura disiplinore. Në këtë bisedë mund të jenë të pranishëm edhe anëtarë të tjerë të personelit mësimor të ftuar nga drejtori ekzekutiv, si dhe prindi ose kujdestari i nxënësit ndaj të cilit është iniciuar procedura disiplinore.
Pas përfundimit të bisedës dhe shqyrtimit të gjithanshëm të fakteve, drejtori merr vendim për lirimin e nxënësit nga përgjegjësia ose për shqiptimin e masës disiplinore të përcaktuar me nenin 4.11 të këtij Statuti.
Drejtori mund ta largojë përkohësisht nxënësin nga shkolla deri në përfundim të procedurës disiplinore ose ta sistemojë në paralele tjetër.
Masat disiplinore janë:
Vërejtja me shkrim
Vërejtja publike
Largimi i përkohshëm nga shkolla deri në 3 ditë pune
Largimi nga shkolla
Masa e largimit nga shkolla do të aplikohet vetëm nëse janë shterrur të gjitha mundësitë tjera për zgjidhjen e problemit dhe hyn në fuqi me vërtetimin e saj nga ana e Këshillit drejtues dhe me marrjen e pëlqimit nga Drejtoria Komunale e Arsimit. Për nxënësit e shkollës së mesme të lartë do të aprovohet një Rregullore e veçantë për procedurën disiplinore dhe masat, në konsultim me Drejtorinë Komunale të Arsimit.
ORGANIZIMI I PUNËS
Regjistrimi i nxënësve në shkollë bëhet, si rregull, deri në fillim të vitit të ri shkollor.
Për çdo nxënës të regjistruar në shkollë nënshkruhet kontratë e veçantë me prindin ose kujdestarin.
Formën e kontratës, si dhe lartësinë e kompensimit e përcakton themeluesi.
Të gjitha financat e shkollës menaxhohen nga themeluesi, ose nga personi që cakton themeluesi.
Procesi mësimor organizohet në pajtim me planin dhe programin mësimor në fuqi për shkollat publike, sipas standardeve më të larta, duke shfrytëzuar deri në maksimum mundësitë për qasje inovative, mësim zgjedhor dhe aktivitete jashtëmësimore.
Procesi mësimor organizohet në dy gjysmëvjetorë sipas kalendarit që është në fuqi për shkolla publike.
Mësimi organizohet në paralele me më së shumti 25 nxënës.
Format e mësimdhënies që aplikohen në Shkollë janë:
• mësimi i rregullt,
• mësimi zgjedhor,
• mësimi fakultativ.
Sipas nevojës, Shkolla do të organizojë punë të diferencuar me:
• nxënës që kanë vështirësi në nxënie,
• nxënës më aftësi mesatare,
• nxënës me prirje dhe talent të veçantë.
Në raste të arsyeshme, veçanërisht kur këtë e kërkon mbrojtja e interesit të nxënësve, drejtori i shkollës mund të vendosë për ndërprerje të përkohshme të procesit mësimor, ose për organizim të aktiviteteve mësimore apo jashtëmësimore në ditët që nuk parashihen me kalendarin në fuqi për shkollat publike.
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Ky Statut është aprovuar nga themeluesi dhe mund të ndryshohet vetëm me një vendim tjetër të themeluesit.
. Deri në konstituimin e Këshillit drejtues të shkollës, funksionin e Këshillit drejtues e ushtron drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës.
Vetëm themeluesi është kompetent që, me kërkesën e palëve të interesuara, ta interpretojë Statutin. Deri në aprovimin e Rregullores së punës nga neni 3.3 i këtij Statuti zbatohet në mënyrë të përshtatshme Rregullorja e përkohshme e punës e themeluesit e fuqizuar më 13 tetor 2003.