Organet e shkolles
. Organet e shkollës janë:
1. Këshilli drejtues
2. Drejtori
3. Zëvendësdrejtori
4. Këshilli pedagogjik
5. Këshillat e klasave
6. Aktivet profesionale
7. Këshilli i prindërve
8. Këshilli i nxënësve
Keshilli drejtues i shkollës
Keshilli drejtues i shkollës si organ qeverisës i institucioneve arsimore ose trajtuese ka për detyrë dhe përgjethësi të përcaktuar me ligj.Ligji pret që këshilli drejtues ta ndihmojë shkollën dhe zhvillimin e saj në të gjitha fushat e cilësis.Kjo nënkupton që këshilli drejtues i shkollës ka për detyrë dhe përgjegjësi që:
- të miratojë listën e teksteve shkollore;
- të hartoj rregullat e mirësjelljes së shkollës;
- të kontribuoj në hartimin zhvillimor të shkollës;
Plani i veprimit të këshillit drejtues të shkollës
Bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë e këshillit drejtues të shkollës, anëtarët e zgjedhur të këshillit duhet të hartojnë në plan veprimi në një mënyrë që këshilli të zhvillojë aktivitetet që kontribuojnë në sferën e cilësis se shkollës.
Plani i veprimit duhet të përgaditet në bashkëpunim me të gjithë anëtarët e këshillit drejtues.Ku plani duhet përfshirë aktivitetet kryesore si:
- personat përgjegjës sipas aktiviteteve të caktuara;
- kohen e nevojshme për kryerjen e aktiviteteve;
- mbikëqyrësit e aktiviteteve.
Cilat janë përparësitë që shkolla të ketë një këshill drejtues funksional të shkollës?
Në një kohë të rritjes së garës dhe presionit që shkolla të arrijë rezultate sa më të mira,pjesëmarrja është qështje kyqe për përmirësimin e nivelit të arsimit. Këshilli drejtues mund të luaj rolë efektiv në ballafaqimin me mungesat e suksesit në fusha të ndryshme siq është:siguria,proceset akademike dhe projektet shkollore.
Çfarë duhet të bëni që këshilli i shkollës të jetë funksional?
1.Pranoni përgjegjësit për themelimin e këshillit drejtues dhe bashkëpunimit me të, orientoni ata drejt përgjigjeve që kanë sipas ligjit.
2.Organizoni takime me personat kryesorë për të inkurajuar ata të jenë pjesë e këshillit drejtues të shkollës
3.Temat e referencës dhe plani i veprimit të këshillit duhet të hartohen së bashku me këshillin
4.Është e këshillueshme që drejtorët e shkollës pa anëtar të të këshillit të vizitojnë shkolla që kanë borde qeverisëse funkisonale për të përfituar nga përvojat e mira të tyre.
Pse në disa shkolla këshilli i shkollës ekziston vetëm në letër?
Një studim i kryer kohët e fundit tregoi se këshill efektiv të shkollave ekzistojnë vetëm në një numër të vogël të shkollave .Disa shkolla përcaktojnë rolin dhe përgjegjësitë e këshillit duke lëshuar rregullore dhe udhëzime shkollore. Mungesë angazhimi i këshillave të shkollave por edhe i këshillave të tjera për zhvillimin e shkollës ose në planifikimin e buxhetit të shkollës. Të kuptuarit dhe respektimi i rolit dhe përgjigjeve të këshillit drejtues të shkollës e bënë komunikimin dhe bashkëpunimin me këshillin një përgjegjësi esenciale të drejtorit të shkollës. Këshilli kontribuon në cilësinë e shkollës nga perspektiva e planifikimit, mbikëqyrja e funksionimit të shkollës dhe mbajtja e stafit të shkollës përgjegjës për rezultatet.
Funksioni i këshillit drejtues të shkollës
Këshilli drejtues i shkollës përfaqëson interesat e komunikimit në vendin ku operon shkolla, ai funksionon si organ vendim marrës që kontribuon në mënyrë konstruktive drejt qeverisjes demokratike duke respektuar qëllimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shkolla dhe menaxhmenti i saj.
Kompetencat dhe procedurat për themelimin e Këshillit Drejtues të Shkollës janë përgjegjësi e drejtorit të shkollës.10 ditë pas themelimit të këshillit, Drejtoria Komunale e Arsimit dhe autoritetet qeverisëse lokale duhet të informohen për themelimin e tij.
Çdo institut publik arsimor dhe trajnues duhet të kenë një bord qeverisës. Nëse këshilli drejtues nuk mund të themelohet ose të formohet brenda në periudhe tremujore funksionet e tij duhet të ushtrohen nga drejtori i institucionit, duke siguruar se komuna ose ministria në rast se bëhet fjalë për institucionet e nivelit të 4 SNKA atëherë vazhdohen përpjekjet për themelimin e këshillit për mbajtjen e takimeve tremujore.
Drejtori:
- organizon, planifikon dhe udhëheq punën e shkollës,
- përgatit propozimin e planit vjetor të punës dhe është përgjegjës për jetësimin e tij,
- është përgjegjës për realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave dhe detyrimeve të nxënësve,
- udhëheq punën e Këshillit Pedagogjik,
- përgatit mbledhjet e Këshillit drejtues,
- i raporton Këshilli drejtues për punën e shkollës,
- mbikëqyr dhe këshillon personelin e shkollës,
- kujdeset për bashkëpunimin e institucionit me prindërit (mbledhjet e prindërve, orët për biseda dhe format e tjera të bashkëpunimit),
-njofton prindërit për punën e shkollës, si dhe për ndryshimin e të drejtave dhe të obligimeve të nxënësve ,
- nxit dhe ndjek punën e bashkësisë së nxënësve,
- vendos për masat edukative,
- përfaqëson shkollën dhe është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së saj,
- përcakton sistematizimin e vendeve të punës,
- vendos për krijimin e marrëdhënies së punës dhe për përgjegjësinë disiplinore të punëtorëve
- kujdeset për bashkëpunimin e shkollës me shërbimin shëndetësor të saj
- kryen edhe punë të tjera në harmoni me ligjin dhe në bazë të autorizimeve të Këshillit drejtues.
Drejtorit i ndihmojnë në punë një ose dy ndihmësdrejtorë.
Ndihmësdrejtori emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli Drejtues në bazë të propozimit të drejtorit.
Ndihmësdrejtor mund të zgjidhet personi që i plotëson kushtet nga neni 2.17.Detyrat dhe kompetencat e ndihmësdrejtorit përcaktohen nga drejtori.
Këshilli pedagogjik
Këshillin pedagogjik e përbëjnë mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesionalë dhe bashkëpunëtorët në mësim. Këshillin pedagogjik e udhëheq drejtori.
Mbledhjet e Këshillit pedagogjik mbahen sipas nevojës. Këshilli pedagogjik:
• shqyrton mënyrën e realizimit të planprogramit mësimor,
• verifikon suksesin e përgjithshëm të nxënësve,
• përcakton dhe miraton programet e punës së aktiveve profesionale,
• vendos për lavdata dhe shpërblime dhe propozon masa disiplinore ndaj nxënësve,
• në bazë të propozimeve të drejtorit zgjedhen komisionet për provime të nxënësve dhe caktohen afati, forma dhe mënyra e dhënies së provimeve,
• propozon lavdata dhe shpërblime për mësimdhënës, bashkëpunëtorë profesionalë dhe bashkëpunëtorë në mësim, zgjedh përfaqësuesin e mësimdhënësve në Këshillin drejtues,
• ndihmon përsosjen profesionale të mësimdhënësve,
• shqyrton raportet e këshillave të klasave dhe aktiveve profesionale,
• kryen edhe punë tjera në interes të shkollës.
Këshillat e klasave
Këshillat e klasave i përbëjnë mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët në mësim të cilët zhvillojnë mësimin në klasat përkatëse.
Këshillin e klasës e udhëheq kryetari, i emëruar nga drejtori me mandat njëvjeçar.Këshilli i klasës mban mbledhje sipas nevojës.
Detyrat e këshillit të klasës janë:
• kujdeset për realizimin cilësor dhe sasior të planit dhe programit mësimor të çdo paraleleje,
• kujdeset për cilësimin e rregullt dhe real të nxënësve për çdo lëndë mësimore,
• vërteton suksesin individual të nxënësve për çdo lëndë mësimore dhe suksesin e përgjithshëm në paralele,
• kujdeset për vijimin e rregullt të nxënësve në mësim,
• propozon nxënësit për lavdata, shpërblime dhe masa disiplinore,.
• ndihmon punën e bashkësisë së nxënësve dhe trupave tjerë në paralele,
• ndihmon bashkëpunimin me prindër.
Në raste të arsyeshme, drejtori mund të vendosë që dy ose më shumë këshilla të klasave të zhvillojnë punën në seanca të përbashkëta.
Aktivet profesionale
Shkolla ka aktive profesionale që përbëhen nga mësimdhënësit e së njejtës lëndë mësimore ose të lëndëve të afërta. Aktivet profesionale i themelon drejtori me rekomandimin e Këshillit Pedagogjik. Aktivin profesional e udhëheq kryetari, i emëruar nga drejtori me mandat njëvjeçar.
Aktivi profesional ka për detyrë që:
• Kujdeset për realizimin cilësor dhe sasior të planit dhe programit mësimor për lëndën përkatëse mësimore,
• Kujdeset për përparimin mësimor për lëmenj të caktuar mësimor,
• Propozon pajisjen e shkollës me mjete mësimore,
• Propozon ndarjen e lëndëve mësimore,
• Harton programin e punës profesionale.
• Kryen edhe punë tjera me interes për shkollën.
Këshilli i prindërve
. Shkolla ka këshillin e prindërve, të cilin e përbëjnë nga 1 përfaqësues i prindërve nga çdo paralele. Anëtarët e Këshillit të prindërve zgjedhen për çdo vit shkollor nga prindërit në çdo paralele të shkollës. Këshilli i prindërve zgjedh kryetarin.
Përgjegjësitë e këshillit të prindërve janë:
• inicion diskutimin për të gjitha çështjet me interes për punën në shkollë dhe u jep rekomandime organeve të shkollës në lidhje me këto çeshtje,
• zgjedh dhe shkarkon anëtarin e Këshillit drejtues nga radha e prindërve,
• merret me çështje të tjera që kanë të bëjne me aktivitete mësimore dhe jashtëmësimore, ose me organizimin e punës në shkollë.
Këshillat e nxënësve
. Shkolla ka dy këshilla të nxënësve:
• Këshillin e klasave të shkollës së mesme të ulët, të cilin e përbëjnë nga 3 përfaqësues të nxënësve nga çdo paralele e shkollës së mesme të ulët;
• Këshillin e klasave të shkollës së mesme të lartë, të cilin e përbëjnë nga 3 përfaqësues të nxënësve nga çdo paralele e shkollës së mesme të lartë.
Anëtarët e Këshillit të nxënësve zgjedhen për çdo vit shkollor nga nxënësit në çdo paralele të shkollës. Këshilli i nxënësve zgjedh kryetarin.
Këshilli i nxënësve:
• punon në përmirësimin e mjedisit mësimor dhe kushteve të punës,
• organizon aktivitete jashtëmësimore,
• inicion diskutimin për të gjitha çështjet e shkollës te drejtori ose Këshilli drejtues,
Drejtori i Shkollës, në konsultim me kryetarët e këshillave, mund të organizojë takime dhe aktivitete të përbashkëta të tyre