Historiku i zhvillimit të shkollave dhe arsimimit shqip që nga lashtësia e deri në ditët tona ka qenë në vijimësi një problematikë. Përpjekjet dhe vizioni për ndryshime janë ushqyer,frymëzuar dhe mbështetur nga arsimdashësit dhe populli.Rrënjët e edukatës dhe të arsimit tonë kombëtar i gjejmë që në lashtësine e hershme. Megjithatë, në historinë e zhvillimit të shkollave shqipe dhe të arsimit tonë kombëtar si pikënisje merret mësonjëtorja e Korçës që filloi të punojë me 7 mars 1887, me mësuesin e saj Pandeli Sotiri, të cilin e pason shkolla e Prizrenit në vitin 1889, me mësuesin Mati Logoreci. Vetëm 7 ditë pas saj, u çel shkolla shqipe në qytetin e Pogradecit. Shkolla shqipe u çelën në Ersekë e në Ohër, si dhe u shtuan përpjekjet për çeljen e tyre në krahinat e tjera.
Në 23 tetor të vitit1891, në Korçë u çel Shkolla e Vashave, e cila krijonte mundësi për të marrë arsim në gjuhën amtare dhe femra shqiptare dhe që si një forcë e madhe shoqërore të hynte në rrugën e përparimit.Hapja e mësonjëtores së parë të Korçës qe një rreze drite që u ndez në errësirën shekullore të pushtuesve. Ajo realizoi një ëndërr të vjetër të shqiptarëve: Daljen në dritë të gjuhës shqipe pas shumë shekujsh,ringjalljen e ndërgjegjës kombëtare që ngjalli shpresën e madhe se edhe shqiptarët si një komb i veçantë dhe nga më të vjetrit në ballkan , nëpërmjet arsimit në gjuhën shqipe do të ngrihet në majat e larta të përparimit dhe të lirisë.
Në këto kushte shumë të vështira nga gjiri i popullit shqiptar dolën një varg atdhetarësh të flaktë qe iu përveshën punës për përhapjen e arsimit shqip në popull dhe për krijimin e shkollave ne gjuhën amtare. Midis tyre më së shumti u shquan: Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Zef Jubani, De Rada, Thimi Mitko, Naim e Sami Frashëri, Pashko Vasa, Qiriazët etj. Këta rilindas të shquar, që punuan ditë e natë për të ngritur vetëdijen kombëtare, iu përveshën kultivimit të gjuhës që më vonë u bë strumbullar i gjithë luftës për kulturën kombëtare.Vullneti i fortë dhe deshira e zjarrtë për ta mësuar gjuhën shqipe si nga patriotët ashtu edhe nga masat e gjera, pa dallim feje hasi kudo në përkrahje të madhe.Më 7 mars 1887, Pandeli Sotiri e filloi mësimin në gjuhën shqipe me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle në Korçë pati fizionomi kombëtare dhe për nga karakteri është demokratike, sepse në të mësonin fëmijët e shtresave te ndryshme. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore dhe katër klasë të rregullta. Lëndët që mësoheshin ishin:shkrim dhe këndim, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, mësim natyre etj.
Ajo u bë vatër e rëndesishme për ngritjen e ndërgjegjës kombëtare,për edukimin patriotik të brezit të ri e të masave popullore, terhoqi vëmendjen dhe simpatinë e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit dhe me shmbullin e saj po frymëzonte edhe krahinat e tjera shqiptare.Hapja e shkollës me mësim në gjuhën shqipe ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare,pas të cilës vijuan të hapen shkolla të tjera në qytete të rëndesishme të Shqipërise si në Pogradec,Ersekë, Kolonjë, Elbasan, Ohër, Rekë etj.
Mjetet meësimore që u përdoren në keto shkolla sihin primitive dhe klasike. Përpos librave dhe objekteve shkollore qe po ashtu ishin të rralla nuk kishte ndonjë mjet tjeter komkretizues që do ta lehtësonte mbarvajtjen mësimore. Për dallim nga e kaluara në ditet e sotme mesimi zhvillohet lirshëm dhe në objekte te mira shkollore.Tashmë me zhvillimin e teknologjisë nxënësit ato qe i mësojne edhe i praktikojne gjë që ndikon që të mësuarit te mos harrohet.Ajo që e lehteson mësimin sot jane laboratoret e lëmive te ndryshme pastaj kabinetet e informatikes dhe mjete te tjera ndihmëse.Historia e arsimit tonë është një histori luftash, përpjekjesh, histori e një populli të vogël në numër, por të madh në botën e tij shpirtërore , në vullnetin e tij për të qenë i lirë dhe i pavarur.Për dallim nga e kaluara arsimimi sot është zhvilluar shumë duke arritur keshtu nivelin e arsimit evropian.